Ngjyrat e dashurisë

5,00 

Add to Wishlist
Add to Wishlist
Email
Für die Nutzung dieses E-Books benötigst Du je nach Format ein gängiges Leseprogramm auf dem PC/Mac, Tablet, einen E-Book-Reader auf dem Computer oder einen E-Book-Reader.
Artikelnummer: 2975088
Kategorien: ,
Add to Wishlist
Add to Wishlist
Erschienen April 2017
Genre Belletristik
Verlag amazon
Umfang vergleichbar mit: Buch bis 300 Seiten
Dateiformat: epub

Beschreibung

 Mbi romanin „Ngjyrat e dashurisë“

“Ngjyrat e dashurisë” nuk është thjesht një roman erotik, megjithëse erotizmin e përcjell në çdo faqe. Nuk është thjesht një roman krimi, megjithëse rreth një vrasjeje organizohet gjithë fabula e romanit. Nuk është thjesht një ese filozofike, estetike, etike e morale, megjithëse të gjitha këto janë prezentë në të. Janë të gjitha bashkë.

(…)

Ngjyrat e dashurisë” është një ndërthurje e eseistikës, filozofisë, psikanalizës, erotikës, ironisë, vetironisë, sarkazmës dhe… çfarë mbeti tjetër? Është një… le ta quaj me termin e përgjithshëm prozë, (sepse në cilindo zhanër të vendosej, do mbeteshin jashtë disa të tjerat) në të cilën ndërthuren të gjitha ato që thashë më lart. Rrallë më ka qëlluar të lexoj një vepër ku të mblidhen, të shtresohen, të gërshetohen, të shkrihen dhe të bashkëjetojnë kaq zhanre në të njëjtin subjekt. Një kaleidoskop!(…)

(…)

Ngjyrat e dashurisë” është një roman (me të gjitha atributet e tjera që thashë më lart) për të cilin kur e lexon, përveç kënaqësisë së thellë intelektuale dhe letrare që përjeton, nuk mund të mos ndjesh zili dhe të thuash me vete: sikur ta kisha shkruar unë këtë libër!“ Shkrimtari Thanas Jorgji, 27.01.2019 Publikuar te Gazetaexpress, Gazeta Dita, dritare, respublika, botasot, përqasje, tiranaobserver, fjalaelire, revistadrini dhe eperdtishme. al

(…)

“Ngjyrat e Dashurisë” apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë, në skenën e prapaskenës dhe prapaskenën e skenës, të librit të shkrimtarit dhe publicistit, Lis Bukuroca, që dje i mbylla faqen e fundit të leximit në urbanin për në punën e natës.“ 11.07.2017 Edmond Shallvari, shkrimtar, gazetaexpress

(…)

„Kjo udhëheq deri tek labirinthi më i detajuar të tetëmbëdhjetë kapitujt e romanit “Ngjyrat e dashurisë” të shkrimtarit Lis Bukuroca. Të gjitha seancat e gjyqeve, akuza, përjetimet erotike, dëshira e tij publike që në sallën e gjyqit të shkërdhente prokuroren publike, dalja e sitës krahasuese me kohën e Envër Hoxhës, dhe fakti i fundit i tërheqjes së aktakuzës, si dhe shpallja e pafajësisë së profesor Trumcakut, lirimin e tij, na shpien tek vetë erërat e kryqëzuara në kohë, hapësirë dhe vend.

(…)

Era e alkoolit, era e gjërave dhe era e mjaft të tjerave, deri tek ajo e dashurisë, janë jo vetëm kryqëzim në kohë, hapësirë dhe vend, por dhe një kryqëzim për koloritin e ndjesive, moralit, jetës dhe vetë sjelljes njerëzore.“ Dr. Fatmir Terziu, shkrimtar, fjalaelire, 09.11.2017

(…)

“Edhe pse me një erotizëm të ndjeshëm, ky libër më la përshtypjen e një romani të mprehtë social që vetëm në paraqitje ka ravijezimet e një zhanri të verdhë të regjur në erotizëm. Personazhet, të kursyer në numër, janë të detajuar e të tipizuar mirë dhe bëjnë të padobishëm praninë e pseudove të tjerë të vagët, shpesh të bezdisur e të kotë nëpër romane. Këto faqe kanë aq sa duhet të kishin, edhe në përshkrime e situata. Nuk janë të tepërta edhe poezi të mirëfillta kushtuar Lizës, përkundrazi, i japin larmi e thyerje interesante formave të tjera të të shkruarit të pranishme në këtë vepër.” Shpendi Sollku Noe, shkrimtar gazeta Dielli, 24.07.2017

Bewertungen

Es gibt noch keine Bewertungen.

Schreibe die erste Bewertung für „Ngjyrat e dashurisë“

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert.

Mehr von Lis Bukuroca