Beschreibung
Mbi romanin „Ngjyrat e dashurisë“
“Ngjyrat e dashurisë” nuk është thjesht një roman erotik, megjithëse erotizmin e përcjell në çdo faqe. Nuk është thjesht një roman krimi, megjithëse rreth një vrasjeje organizohet gjithë fabula e romanit. Nuk është thjesht një ese filozofike, estetike, etike e morale, megjithëse të gjitha këto janë prezentë në të. Janë të gjitha bashkë.“ Shkrimtari Thanas Jorgji, 27.01.2019 Publikuar te Gazetaexpress, Gazeta Dita, dritare, respublika, botasot, përqasje, tiranaobserver, fjalaelire, revistadrini dhe eperdtishme. al
(…)
“Ngjyrat e Dashurisë” apo romani antitezë, antitabu, antimoralist, frojdist, realist deri në caqet e satirës, satirik deri në caqet e humorit. Këto e të tjera etiketime, u bënë paradë e larmishme, ndriçuese deri në verbërim, dëgjuese deri në shurdhërimë, normale deri në çmenduri, joshëse deri në ekstazë, në skenën e prapaskenës dhe prapaskenën e skenës, të librit të shkrimtarit dhe publicistit, Lis Bukuroca, që dje i mbylla faqen e fundit të leximit në urbanin për në punën e natës.“ 11.07.2017 Edmond Shallvari, shkrimtar, gazetaexpress
(…)