Beschreibung
ADRIAN
JORGJI (Thanas Jorgji) u lind në
Bilisht më 31 janar 1955. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë-Letërsi në
Fakultetin Histori – Filologji të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Pas
diplomimit u emërua me punë në redaksinë e Revistës letrare-artistike „NËNTORI“
– organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ku punoi si
redaktor për prozën deri në vitin 1992. Prej këtij viti ai jeton në Mynih
(München) të Gjermanisë.
Ai është dy herë fitues i çmimit letrar kombëtar „Penda
e argjendtë“ për vitet 2005 dhe 2012
Përveçse në Shqipëri, libra të tij janë botuar edhe në
Kosovë, Greqi, Austri, Gjermani dhe Itali.